Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Negociatat me aleatët, Spaho zbulon se çfarë po ndodh me Partinë Republikane dhe LSI-në

Nga A2 CNN
20 Janar 2021, 14:04 | Politikë
Negociatat me aleatët, Spaho zbulon se çfarë po ndodh me

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, në një lidhje direkte me “Ditari” në A2, zbuloi se si po ecin negociatat e PD-së me aleatët e saj.

“Të gjitha partitë kanë shprehur qëndrimin që do të dalim së bashku në një koalicion. Taktikat në qarqe do të jenë të ndryshme, këto janë çështje negociatash që do të mbyllen shumë shpejt. Unë nuk shikoj ngërç. Zoti Fatmir Mediu është shprehur se 99,9% nga qëndrimet e tij përputhen me ato të PD-së, vetëm disa detaje kanë ngelur për të mbyllur marrëveshjen me Partinë Republikane. Sa i përket LSI-së, nuk ka asnjë ndarje, jemi pjesë e të njëjtit koalicion. Jemi të bashkuar për të rrëzuar Rilindjen, si një e keqe e madhe për vendin dhe qytetarët. Ne po diskutojmë që të gjejmë formën më efektive, që na siguron rezultatin maksimal”, sqaroi Spaho.

Në lidhje me caktimin e tij si drejtues politik në Qarkun e Korçës, Spaho deklaroi: “Është një vlerësim i madh që më është bërë nga Partia Demokratike. Kjo është edhe përgjegjësi shumë e madhe, që do të duhet ta përkthej në punë dhe rezultat. Jam optimist. Nuk është zonë e panjohur për mua, pasi si deputet jam zgjedhur 3 herë në atë qark. Mendoj se do të marrim 6 mandate në këtë qark”.

Sipas tij, “pavarësisht se drejtuesit e qarqeve po vijojnë të caktohen ende, puna në strukturat e PD-së nuk është ndërprerë asnjëherë”.

“Kemi ekipe që punojnë në degë për evidentimin e votuesve dhe përgatitjet për zgjedhjet. Nuk është se puna nis nga dita kur caktohet drejtuesi i qarkut”, nënvizoi Spaho.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani