Pandemia në Maqedoninë e Veriut, 13 viktima në 24 orët e fundit

kshz maqedoni 1100x620

Maqedonia e Veriut regjistroi 72 raste të reja nga 793 testime të kryera në 24 orët e fundit. Vatra më e nxehtë vijon të mbetet Shkupi me 45 infeksione.

Po ashtu Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shënuar 13 të vdekur, për një total prej 2739 viktimash.

Pas shifrave të sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në vendin fqinj ka arritur në mbi 89 mijë. Prej tyre mbi 74 mijë janë shëruar, ndërsa raste aktive mbeten 11924.