Premier League, Leicester mund Chelsea dhe merr vendin e parë në renditje

Përditësuar më: 20/1/2021, ora 08:44
leicester 943x579

Premier League, Leicester mund Chelsea dhe merr vendin e parë në renditje

Përditësuar më: 20/1/2021, ora 08:44

Leicester është gati të përsërisë mrekullinë e vitit 2016. “Dhelprat” kanë marrë kreun e klasifikimit dhe diçka e tillë nuk është rastësi.

Leicester mundi 2-0 Chelsea-n, në javën e 19, në një provë force, ku treguan se ata që kërkojnë titullin në Angli, duhet ta llogarisin mirë edhe skuadrën e Brendon Rodgers.

Ndidi dhe Madison ishin autorët e golave për Leicester, që është ngjitur në vendin e parë dhe tani pret dhurata nga rivalët, që kanë ndeshje të prapambetura.