Zv/ministrja Gjeçi: Skema e karburantit falas synon të formalizojë bujqësinë

gjecii 1100x620

Ermira Gjeçi, zëvendësministre e Bujqësisë, ishte e ftuar në A2 Business, nga ku foli për skemën e karburantit falas, theksoi se kjo synon të formalizojë bujqësinë.

“Skema ka filluar më 15 janar. Sot është data 20 janar. Numri që kemi tërhequr sot deri në ora 11:00, ka qenë 759 aplikime. Duhet të kemi parasysh që flasim për 5 ditë kalanderike, por për 3 dite punë. E përmenda që qëllimi i kësaj skeme ka pasur disa objektive. Objektivi i parë është mbështetja që qeveria shqiptare jep për fermerët, në mënyrë që të rritet prodhimi, të ulen kostot dhe të rritet konkurrueshmëria.

Nga ana tjetër, kemi të bëjë me formalizimin. Ne flasim për një numër fermerësh, 47 mijë me NIPT në drejtorinë e përgjithshme të tatimeve. Sot janë 50 mijë, që do të thotë se vetëm në ditët e para, ne kemi një kërkesë që fermerët të marrin një NIPT dhe të aplikojnë për naftën. Kjo automatikisht çon në formalizimin”, tha Gjeci.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 20 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 2714 testime, 764 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 640 të shëruar në 24 orët e fundit