21 janari në “Absolut 4”, Krasniqi: Policia është përdorur nga politika, Garda duhet reformuar

21 JANAR 2021 4 ABSOLUT CLN frame 102643 1100x620

Një temë debati në “Absolut 4” për ngjarjet e 21 janarit ka qenë dhe roli që kanë policia dhe garda në protesta të ndryshme të zhvilluar në Shqipëri gjatë viteve të tranzicionit.

Për analistin Afrim Krasniqi, policia përgjatë gjithë kohës është përdorur nga politika, si të majtë apo të djathtë. Gjithashtu, duke iu referuar 21 janarit, ai shtoi se dhe garda meriton të ketë një reformim të plotë për të mos u përsëritur më ngjarje të ngjashme.

“Ne në fakt nuk kemi prova se policia ka qëlluar atë ditë. Ne kemi prova që garda ka qëlluar. Në perceptimin publik ne ja kemi faturuar policisë, kur në fakt ajo është përdorur si mish për top në çdo protestë që është mbajtur në Shqipëri.

Përdoret skalioni i parë për t’u rrahur, skalioni i dytë që të të rrahë. Policia përdoret në ekstrem. Dhe përdoret nga politika, nga e majta e djathta dhe do të përdoret prapë.

Ne na ka munguar kontrolli mbi gardën tradicionalisht në tranzicion, e cila është konsideruar gjithmonë si trupë besnike e drejtuesve të shtetit që në fakt nuk duhet të jetë e tillë. Aty meriton të ketë një reformë që të mos na ndodhë më”, u shpreh Krasniqi.