Aksident me një të plagosur rëndë në Vlorë

WhatsApp Image 2021 01 21 at 18.46.03 600x338

Një aksident me pasojë një person të plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në lagjen Kushtrim, Vlorë.

Policia bën të ditur se një automjet tip “Benz”, me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin me inicialet M. S. dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Personi i plagosur ndodhet i shtruar në spital në gjendje rëndë shëndetësore, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit të aksidentit.