Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ambasadorët Kim dhe Soreca takojnë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Nga A2 CNN
21 Janar 2021, 18:11 | Aktualitet
Ambasadorët Kim dhe Soreca takojnë anëtarët e Gjykatës

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe ai i Bashkimit Europian, Luigi Soreca zhvilluan një takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

Kryetarja e Gjykatës, Vitore Tusha i falënderoi ambasadorët për mbështetjen dhe kontributin e tyre të pazëvendësueshëm, si dhe për besimin e treguar në çdo etapë, duke ndihmuar e lehtësuar edhe bashkëveprimin institucional në këtë proces.

Kryetarja Tusha dhe gjyqtarët e tjerë të Kushtetueses evidentuan edhe sfidat me të cilat përballet kjo gjykatë, duke theksuar vullnetin për ta përmbushur misionin që i është caktuar nga Kushtetuta me integritet e qëndrueshmëri, por edhe me përkushtim e maturi, në funksion të respektimit të të drejtave të njeriut, të shtetit ligjor dhe demokracisë.

Gjatë takimit ambasadorët shprehën kënaqësinë dhe njëkohësisht pohuan rëndësinë e funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese, duke nënvizuar mbështetjen e tyre shumëplanëshe dhe bindjen se kryerja e veprimtarisë vendimmarrëse në respektim të Kushtetutës dhe ligjit do të rikthejë besimin e publikut te Gjykata Kushtetuese dhe do të shënojë një hap përpara drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani