Doli pozitiv me Covid-19, publikohen fotot e vilës ku po izolohet këngëtari i famshëm

Robbie Williams po izolohet në një vilë luksoze, që kushton rreth 20 000 euro nata, pasi doli pozitiv me koronavirus.

Këngëtari i famshëm britanik, bashkë me gruan dhe 4 fëmijët e tij, po qëndron në banesën në St.Barts (Karaibe), që ka përveç një pishinë gjigante edhe një plazh privat.

Nëse ai do të ndihet më mirë, mund të shfrytëzojë edhe palestrën e madhe që ndodhet brenda vilës.