Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Europa mirëpret Biden, shpresë për rikthim të marrëdhënieve të forta me SHBA

Nga A2 CNN
21 Janar 2021, 15:27 | Bota
Europa mirëpret Biden, shpresë për rikthim të

Me ardhjen e Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë, Europa shpreson të kthejë faqe në marrëdhënien e trazuar me Shtetet e Bashkuara gjatë 4 viteve të fundit, duke rikthyer lidhjet e shëndosha me aleatin e vjetër.

 “Është e qartë se ka më shumë terren për marrëveshje politike me presidentin Biden. Duket nga urdhrat që firmosi sapo hyri në Shtëpinë e Bardhë. Do të punojmë serish me SHBA në OBSH, për marrëveshjen klimatike dhe çështje të emigracionit. Do të kemi pikëpamje më të ngjashme”, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel.  

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, e cilësoi si frymëzues fjalimin e Biden dhe theksoi se Europa është gati për një fillim të ri. Për David Sassolin, ardhja e Biden në Shtëpinë e Bardhë shënon fillimin e një epoke të re të marrëdhënieve trans-atlantike.

https://a2news.com/2021/01/20/biden-bota-po-na-sheh-do-te-udheheqim-jo-me-shembullin-e-fuqise-sone-por-me-fuqine-e-shembullit-tone/

Si liderët e BE ashtu edhe NATO kanë ftuar Biden të marrë pjesë në një samit në Bruksel, gjatë vitit 2021. Ndërkaq, presidenti francez Emanuel Macron shprehu kënaqësinë që Shtetet e Bashkuara do të ribëheshin pjesë e ujdisë së Parisit për klimën.

”Jemi bashkë. Jemi më të fortë për të përballuar sfidat e kohës e për të ndërtuar një të ardhme më të fuqishme”, ishin fjalët e Macron.

Në të njëjtën linjë edhe kryeministri britanik Boris Johnson, i cili tha se lidershipi amerikan është jetësor për çështje që kanë rëndësi për të gjithë, përfshirë pandeminë e COVID-19. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë