Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Futbollistët e Partizanit surprizohen në Elbasan Arena para derbit

Nga A2 CNN
21 Janar 2021, 17:00 | Futboll

Edhe pse nuk lejohen brenda në stadium, tifozët e Partizanit kanë udhëtuar në drejtim të Elbasanit, aty ku do të luhet derbi i kryeqytetit ndaj Tiranës.

Një grup prej dhjetëra tifozësh i kanë bërë një surprizë të bukur ekipit të Partizanit. Menjëherë sapo futbollistët zbritën nga autobusi, tifozët nisën me koret e tyre karakteristike në mbështetje të ekipit.

Ndeshja do të luhet në Elbasan Arena në orën 18:00.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani