Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Hapja e auditorëve, studentët: Provimet të bëhen në dy sezone, jo të gjitha në një

Nga A2 CNN
21 Janar 2021, 16:08 | Aktualitet
Hapja e auditorëve, studentët: Provimet të bëhen në dy

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kërkojnë që të kthehen në auditore sa më shpejt. Sezoni i provimeve të dimrit është në prag por studentëve u është komunikuar se do të ketë shtyrje të tij. Formën e re të dhënies së provimeve ata e kundërshtojnë.

“Kemi dërguar kërkesë në Rektorat për hapjen e auditoreve, pasi nuk na pranojnë për të folur. Provimet duhet të bëhen sipas sezoneve, jo të dy sezonet të bëhen në fund të vitit akademik”, thotë një student.

Dhënien e provimeve e vështirëson edhe mungesa e kryerjes së lëndëve praktike në laboratore.

“Studimet janë në teori dhe praktik, ne kemi bërë vetëm praktik. Nuk kemi bërë lëndët laboratorike. Aq më tepër ne studentët e viti të 6-të”, shprehet një tjetër.

Të pakënaqur janë edhe me zhvillimin e mësimin në mënyrë online. “Vitin e kaluar mësimi ka qenë inekzistent. Ka një përmirësim, por mësimi online nuk na shërben. Ka probleme në platformë dhe mënyrës së mësimdhënies”.

Qëndrimi në Tiranë, në pritje për hapjen e universitete, për studentët nga rrethet ka një kosto edhe më të lartë ekonomike.

Ndërkohë, disa universitete si ai i Korçës apo Gjirokastrës, pas takimit me ministren Kushi kanë kërkuar hapjen e tyre duke garantuar shëndetin e studentëve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani