Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Homazhe te varri i Rugovës, Kurti sfidon vendimin: Kryesoj listën zgjedhore të Vetëvendosjes

Nga A2 CNN
21 Janar 2021, 15:34 | Kosova
Homazhe te varri i Rugovës, Kurti sfidon vendimin: Kryesoj listën

Tashmë në çdo dalje publike janë të pandarë. Vjosa Osmani dhe Albin Kurti bënë homazhe tek vendi ku prehet ish-presidenti Ibrahim Rugova, në 15 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Ndryshe nga raportimet se nuk mund të garojë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje saktësoi edhe njëherë se do të jetë kryesues i listës dhe kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit.

 “Ne kemi dorëzuar listën tonë ashtu siç është kërkuar dhe ajo është lista jonë. Para një viti ka qenë ambasadori Grenell për një darkë me ish-presidentin, por ai është viti i kaluar. Mendoi që institucionet e shtetit duet të updatohen në rrethana të reja, ku jemi në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, zgjedhje këto që kanë ngjallur një entuziazëm të paparë për pjesëmarrje masive të qytetarëve. Unë jam bartës i listës, i cili respekton dhe i përfillë me përpikshmëri Kushtetutën dhe ligjet, të cilat mbrojnë të drejtat e të gjithë neve dhe secilit prej nesh”, u shpreh Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Homazhe për nder të ish-presidentit Rugova bënë dhe drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, pranoi se në listën që ai kryeson ka dalë një kandidat me probleme me ligjin, i cili do të zëvendësohet.

 “Ne u nënshtrohemi të gjitha vendimeve të organeve të drejtësisë. Besoj se të gjithë duhet të trajtohen njësoj, pavarësisht pozitës që kanë, pavarësisht statusit që kanë. E kemi pasur një kandidat dhe do të bëjmë zëvendësimin sot.”, deklaroi Avdullah Hoti, kryeministër në detyrë.

Tek varri i ish-presidentit Rugova homazhe bëri edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Kandidati për president tha se do të jetë gjithmonë mirënjohës figurës së Rugovës për punën e bërë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani