Kërcënohet kryetarja e KQZ, Daka: Kandidimin e pengon Këshilli Gjyqësor, jo unë

SINK DAKA KERCENIMI frame 978 1100x620

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor në Kosovë, Valdete Daka bëri të ditur se ajo dhe familja kanë marrë një sërë kërcënimesh.

Duke i konsideruar të rrezikshme deklaratat e disa partive politike, saktësoi se vendimin për rrëzimin e kandidaturave në zgjedhjeve e bën Këshilli Gjyqësor.

“Akuzat e partive politike në adresë të KQZ-së dhe në adresë time personalisht, janë ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e institucionit, për ta pamundësuar zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Kërcënimet publike ndaj meje dhe shqetësimet që po i përjeton familja ime janë të pa precedenta dhe të rrezikshme. Është bërë e lehtë për burrat e politikës që të sulmojnë një gjyqtare, një grua dhe një nënë që nuk e mbron dhe nuk e mbështet asnjë parti politike dhe asnjëherë nuk ka qenë pjesë e partive politike.

Të gjithë kandidatët që dje e kanë pare veten në listën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës si persona që nuk plotësojnë kriterin për t’u certifikuar si kandidat për deputetë, do t’iu them vetëm dy fjalë, shkurt, shqip dhe qartë: Është ligji dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që ua pamundëson kandidimin dhe jo unë”, u shpreh Daka.