“Më ra dhëmbi, por fatmirësisht Biden më ndjek në Twitter”

Një lajm i mirë dhe një lajm i keq për Chrissy Teigen. Presidenti amerikan, Joe Biden e ndoqi atë në Twitter por ajo humbi një dhëmb.

Modelja ishte në inaugurimin presidencial për të mbështetur bashkëshortin e saj John Legend, i cili performoi të mërkurën në mbrëmje. Por teksa përpiqej të hante diçka, Teigen humbi një dhëmb, të cilin e tregoi në video.

“Sapo kam humbur dhëmbin tim në një Fruit Roll-Up,” tha Teigen.

Kur një ndjekës pyeti nëse ishte një “dhëmb i vërtetë apo i vënë”, Teigen u përgjigj: “I vënë, por unë e doja atë sikur të ishte një dhëmb i vërtetë”.

Më herët, Teigen i kishte shkruar Presidentit Biden në Twitter, duke i kërkuar që ta ndiqte pasi ishte bllokuar nga ish Presidenti Donald Trump për katër vjet. Për habinë e saj, Biden i bëri “follow”.