Më shumë se 15 mijë kilometra me biçikletë, nëpër 7 shtete, në 3 kontinente të ndryshme

Shumica e njerëzve e blejnë biçikletën për të shkuar në punë apo edhe për xhiro, por ekziston edhe mundësia për të përdorur fuqinë e pedalit për një qëllim më madhor… për të parë botën dhe për të ndryshuar jetën tuaj. Ashtu siç kanë bërë çifti Tristan Bogaard dhe Belen Castello.

Në 3 vitet e fundit, ata zhvilluan një udhëtim epik me biçikletë, duke bërë rreth 15 mijë kilometra, në 7 shtete të ndryshme, duke kaluar nëpër 3 kontinente të ndryshme, nga Kalifornia, Oregon, në Itali, Spanjë, Norvegji dhe më pas në peizazhet e jashtëzakonshme të Azisë Qendrore.

Ata ecën në një prej rrugëve më të larta në botë, në luginat epike akullnajore, maja dhe fjorde, si dhe pedaluan nëpër pllajat vullkanike të “Martian”.

E gjithë aventura e tyre është e botuar në një libër me titull “Bike Life”.