Përplasje mes tifozëve në Elbasan, shkatërrojnë lokalin

Ndërsa në stadiumin “Elbasan Arena” luhej derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, tifozët jashtë tij patën një përplasje të dhunshme mes tyre.

Mësohet se tifozët kanë thyer xhamat e një lokali në qendër të qytetit të Elbasanit.

“Ishin me dhjetëra tifozë të Partizanit. Nuk e kuptova çfarë kishin. Ne ishim brenda po shihnim ndeshjen”, tregon për ngjarjen administratori i lokalit.

Policia ka shoqëruar disa persona.