Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Prezantohet sulmuesi, Tim Väyrynen: Te Tirana për gola dhe titullin

Nga A2 CNN
21 Janar 2021, 16:39 | Futboll
Prezantohet sulmuesi, Tim Väyrynen: Te Tirana për gola dhe titullin

Tirana prezanton Tim Väyrynen. Finlandezi i cilësuar si një tjetër përforcim në garën drejt titullit, i’u bashkua skuadrës me ide të qarta. Nga ambiciet e klubit, te objektivat personalë dhe tifozerinë bardheblu.

“E njoh Tiranën pasi kisha marrë informacion, e di që janë një klub i madh. Është mundësi shumë e mirë për mua, jam këtu për të shënuar gola dhe të ndihmoj skuadrën për të luftuar për titullin. Fanatics më të mirë se tifozët e Dynamo Dresden? Tifozët në Dresden janë ndër më të mirët në botë. Kam qenë pjesë e Borussia Dortmund dhe e kam provuar mbështetjen e 80 mijë njerëzve, por nuk kanë qenë asnjëherë më mirë se tifozët e Dynamo Dresden. Pres që tifozët e Tiranës të jenë afër ose edhe në nivelin e tyre”, u shpreh sulmuesi.

Me dy blerje të mëdha dhe të tjera goditje që priten, Tirana nuk është dorëzuar dhe beson se do ta mbrojë kurorën.

“Është fat nganjëherë që e nis punën si drejtor me dy lojtarë shumë të mirë si Taulant Seferi dhe Tim (Vayrynen). Në gjithë historinë e Tiranës, siç janë tifozët dhe siç e kërkon vetë klubi duhet të futesh gjithmonë për të fituar dhe për ta bërë këtë duhet të sulmosh. Tirana nuk dorëzohet asnjëherë, do e vazhdojë luftën deri në fund. Kemi bërë një pagesë, që hapëm merkaton, kemi bërë edhe dy afrime me kosto të lartë”, tha Tefik Osmani.

Ndërsa mbeti spektator në derbi, pritet të kuptohet nëse Tim Väyrynen do të debutojë me skuadrën prej sfidës së të hënës me Laçin. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë