Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Rakacolli: Janë shtuar rastet e të prekurve me Covid-19 te moshat e reja, universitetet do të vijojnë online

Nga A2 CNN
21 Janar 2021, 16:53 | Aktualitet
Rakacolli: Janë shtuar rastet e të prekurve me Covid-19 te moshat e

Mira Rakacolli, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, bëri të ditur se mësimi në universitete do të vijojë online.

Sipas Rakacollit, gjatë dy javëve të fundit është parë një rritje e rasteve me koronavirus te moshat e reja.

“Situata në Shqipëri është paraqitur me një rritje të incidencës 2-javore. Ka shkuar në 281 raste për 100 mijë banorë, ndërsa 2 javë më parë ka qenë 227. Kjo është shoqëruar me rritje të incidencës në moshat e reja. Nuk ka rritje të shtimit të rasteve në spital. Këto tregues kërkojnë marrje të masave. Në mbledhjet që ne kemi zhvilluar, kemi vendosur që krahas masave aktuale, menduam se mësimi në universitete të vazhdojë online. Edhe qëndrimi në konvikte është rrezik për t’u kthyer në vatra infeksioni”.

https://a2news.com/2021/01/21/hapja-e-auditoreve-studentet-provimet-te-behen-ne-dy-sezone-jo-te-gjitha-ne-nje/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani