Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Respekton traditën e nisur nga Regan, Trump i lë letër Biden

Nga A2 CNN
21 Janar 2021, 15:41 | Bota
Respekton traditën e nisur nga Regan, Trump i lë letër Biden

Ndërsa theu traditën qindravjecare, të pjesëmarrjes se presidentit në largim në ceremoninë e inagurimit të pasardhësit, Donald Trump respektoi një tjetër traditë tre dekadëshe.

Atë të lënies së një një letre për kreun e ri të Shtëpisë së Bardhë, në zyrën ovale. Përmbajtja e letrës nuk dihet ende. Duke ju përgjigjur kureshtjes së gazetarëve, Biden tha se letra ishte shumë bujare, por se nuk mund të zbulojë përmbajtjen e saj pa biseduar paraprakisht me ish-Presidentin Trump.

“Presidenti shkroi një letër shumë bujare. Duke qënë se ishte private nuk mund të flas për të.”, deklaroi Biden.

Trump nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhjet e 3 nëntorit dhe ai dhe Biden nuk kanë folur që para ditës së zgjedhjeve presidenciale. Ish presidenti nuk e përmendi me emër pasardhësin as në fjalën e shkurtër të lamtumirës në një bazë ajrore jashtë Uashingtonit.

Presidentët e kaluar kanë lënë letra urimesh në tavolinën e Zyrës Ovale të Shtëpisë sëBardhë, në një traditë që nisi fillimisht nga Presidenti Ronald Reagan.

“George, unë çmoj shumë kujtimet që ndajmë dhe ju uroj gjitha të mirat. Ju do të jeni në lutjet e mia.", shkruante Regan në letrën drejtuar pasardhësit George Bush.

Katër vjet më vonë, Bush uroi rivalin e tij demokrat, Bill Clinton, që e kishte mundur në zgjedhjet e nëntorit.

"Suksesi juaj tani është sukses i vendit tonë. Unë do t’ju mbështes fort”, shkruante Bush.

Ndërsa u largua nga detyra katër vjet më parë pas dy mandateve në detyrë, Obama uroi Presidentin Trump, edhe pse ai kishte bërë fushatë në vitin 2016 për demokraten Hillary Clinton.

A2 CNN Livestream

Dita jonë