Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Rikthehet Conor McGregor, të shtunën në oktagon

Nga A2 CNN
21 Janar 2021, 21:38 | Sporte të tjera

Conor McGregor është kthyer përsëri. Luftëtari i UFC kthehet në oktagon këtë të shtunë, pas një dorëheqje të tretë, ku do të përballet me Dustin Poirier në UFC 257. Dyshja janë ndeshur, më herët në vitin 2014 ku McGregorit, iu deshën më pak se dy minuta për të mposhtur amerikanin.

Duke kaluar mbi një vit larg UFC që nga përballja e tij e fundit, irlandezi 32-vjeçar e quajti eksperiencën një "udhëtim të egër".

"Unë i kam kaluar të gjitha. Ka qenë një udhëtim i egër për mua. Nuk ka qenë e lehtë herë pas here. Unë jam shumë i ngazëllyer që do të kthehem këtu. Jam shumë i ngazëllyer që kam tifozë këtu. Ndihem i gjallëruar. “, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, Poirier thotë se ai mësoi shumë nga humbja e parë dhe gjashtë vjet më vonë, ai është një tjetër luftëtar.

"Unë jam më i përgatitur tani nga ana mendore," i tha Poirier Don Riddell të CNN Sport.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani