Strategjia e PD para zgjedhjeve, takime dhe sondazhe derë më derë

Mbulim PD Gjirokaster frame 138 1100x620

Krahas udhëzimit se si duhet t’i drejtohen qytetarëve për të kërkuar votat derë më derë, PD ka shpërndarë te njerëzit e saj në bazë dhe një tjetër e-mail.

Për të pasur statistika të sakta, mesa duket për përdorim të brendshëm, mbi mbështetjen që PD ka në elektorat, njerëzit e saj do t’i kërkojnë qytetarëve që takojnë të t’i përgjigjen pyetjeve dhe të një sondazhi.

Krahas pyetjeve mbi numrin e familjarëve me të drejtë vote që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj, qytetarët do të pyetet dhe nëse janë njohur me programin e PD-së dhe problematikat kryesore te qeverisjes Rama.

Pyetjet nëse kanë votuar apo do të votojnë ndonjëherë për PD-në, shoqërohem me të tjera ku kërkohet informacion mbi shqetësimet personale të familjeve që do të donin të merrnin zgjidhje me zgjedhjen  e Lulzim Bashës si kryeministër.

Mbështetësit e PD-së udhëzohen që t’u detajojnë zotuesve planin ekonomik për rimëkëmbjen e ekonomisë i cili bazohet në: uljen e kostos së jetesës, reduktimin e papunësisë, shtimin e vendeve të punës, kthimin e të rinjve dhe rrugë të sigurt drejt BE-së.