Trafikimi i sirianëve, burg për skafistin

skafisti 1100x620

Ka dalë këtë të mërkurë përpara Gjykatës së Vlorës, Emiljano Likaj, skafisti i arrestuar si i dyshuar për tentativën e trafikimit të 55 klandestinëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.

Prokuroria, e përfaqësuar nga Hyrjet Lamaj, kërkoi ndaj të akuzuarit “arrest me burg”.

Gjyqtarja Herila Çela vendosi të ligjshëm ndalimin e këtij shtetasi si dhe caktoi masën e sigurisë arrest me burg për akuzën e “ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufijve”.