Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Garancia e eksporteve, instrumenti që Ministria e Financave po diskuton me biznesin

Nga A2 CNN
22 Janar 2021, 16:19 | Ekonomi
Garancia e eksporteve, instrumenti që Ministria e Financave po diskuton me

Qeveria është duke diskutuar me biznesin një instrument të ri në mbështetje të eksporteve, një ndër zërat më të goditur nga kriza që po shoqëron pandeminë e Covid-19.

Burime nga Shoqata e Prodhuesve konfirmuan për A2 se kanë nisur diskutimet me Ministrinë e Financave për garancinë e eksporteve, që vjen si një propozim i sipërmarrjes.

Garancia do t'u shërbente eksportuesve për fatura apo detyrime të papaguara ndaj kontraktorëve. Takimet do të vijojnë edhe gjatë fundjavës, me qëllim konkretizimin sa më shpejt të një drafti në ndihmë të sektorit prodhues dhe eksportues shqiptar.

Të dhënat tregojnë për një goditje të fortë që kanë pësuar eksportet dhe veçanërisht sektorë si fasoni. Sipas Institutit të Statistikave, gjatë vitit 2020, eksportet e mallrave arritën vlerën e 272 miliardë lekëve, duke pësuar një rënie me 9% kundrejt një viti më parë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani