Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Johnson: Ka prova se varianti i ri i koronavirusit është më vdekjeprurës se fillestari

Nga A2 CNN
22 Janar 2021, 18:45 | Bota
Johnson: Ka prova se varianti i ri i koronavirusit është më

Varianti i ri i koronavirusit që u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë më vdekjeprurës se varianti fillestar, ka paralajmëruar kryeministri britanik Boris Johnson.

Në konferencën për shtyp, Boris Johnson u shpreh se:

"Ka disa prova që varianti i ri mund të shoqërohet me një shkallë më të lartë të vdekshmërisë. Të gjitha provat e deri tanishme vazhdojnë të tregojnë se vaksinat aktuale mbeten efektive kundër variantit të vjetër të koronavirusit dhe këtij të ri".

Varianti britanik i koronavirusit të ri Covid-19 vazhdon të përhapet në të gjithë botën dhe javën e kaluar ishte i pranishëm në 60 vende dhe territore, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Identifikuar së pari në Kent, varianti i ri mendohet të jetë mbi 70% më i transmetueshëm.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani