Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kurti mund të kandidojë. Vendimi solli përplasje dhe ndërprerje të mbledhjes së KQZ

Nga A2 CNN
22 Janar 2021, 16:30 | Kosova
Kurti mund të kandidojë. Vendimi solli përplasje dhe

Mbledhja e Komisionit Qendror Zgjedhor në Kosovë u zhvillua mes tensioneve tepër të larta. Zyra për Regjistrim dhe Certifikimin e Partive Politike rekomandoi autorizimin e të gjithë kandidatëve për deputetë, përfshirë Albin Kurtin, pavarësisht se autoritetet evidentuan se ai bashkë me 45 kandidatë të tjerë kishin probleme me ligjin.

Kryetarja e KQZ, Valdete Daka, tha se një rekomandim i tillë nuk sqaron nëse emrat e zgjedhur nga subjektet politike i plotësojnë të gjitha kriteret. Dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, kërkuan miratimin e rekomandimit për certifikimin e kandidatëve, përfshirë dhe liderin e tyre Albin Kurti.

Por anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës kërkoi që të respektohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë pikë. Kjo solli dhe përplasje të ashpra verbale duke detyruar kryetaren Daka të ndërpriste mbledhjen e KQZ-së.

A2 CNN Livestream

Dita jonë