Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Liverpool nuk di të shënojë në vitin 2021, humb në shtëpi ndaj Burnley

Nga A2 CNN
22 Janar 2021, 09:14 | Futboll
Liverpool nuk di të shënojë në vitin 2021, humb në

Liverpool nuk është më i frikshëm si dikur. Skuadra e Jurgen Klopp ka humbur terren me kreun dhe tashmë vjen edhe një humbje që prish rekordin e pathyeshmërisë në "Anfield Road".

“Të kuqtë” u mundën 1-0 nga Burnley në javën e 19-të të Premier League. Një gol i Barnes në minutën e 83, nga pika e bardhë, i dha suksesin e artë skuadrës që lufton për mbijetesë në kampionatin anglez.

Liverpool është shkëputur 6 pikë nga United i vendit të parë, ndërsa mban vendin e katërt në klasifikim, me 34 pikë. 

Ndërkohë, ekipi i Klopp ende nuk ka shënuar gol në Premier League në këtë vit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë