Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mbështetja për fermerët, Ekonomi: Vendorët të nxisin fermerët për aplikim online

Nga A2 CNN
22 Janar 2021, 13:04 | Ekonomi
Mbështetja për fermerët, Ekonomi: Vendorët të nxisin

Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi, u bëri thirrje drejtuesve të njësive administrative të Tiranës të nxisin dhe të ndihmojnë fermerët për aplikimin online, në mënyrë që të përfitojnë kartën e karburantit falas. Ajo sqaroi edhe një herë procedurën që një fermer duhet të ndjekë në ''E-Albania''.

“Një fermer do të hyjë në E-albania, ku në skemën e rimbursimit të karburantit do të vendosë në sistem dokumentet e pronësisë që tregojnë pronësinë e një sipërfaqeje toke,  dhe e punon atë. Mbasi i hedh në sistem, do të bëjë një vetëdeklarim të të mbjelljeve që kanë ndodhur në vjeshtë, dhe ato që mendon të mbjellë në pranverë. Në momentin që bën aplikimin, ai futet në sistem. Ne kontrollojmë përputhshmërinë e dokumenteve me atë që deklarohet, personi kualifikohet dhe merr kartën me të cilën tërheq në çdo pikë karburanti”, ishin fjalët e ministres.  

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kjo ndihmë vlerësohet e madhe për fermerët e Tiranës, ku janë përqendruar më shumë njësi agroturizmi.

Nga periferia e Tiranës, një tjetër panoramë vjen nga bashkëbisedimet e demokratëve në opozitë me banorët. Jorida Tabaku tha se fshatarët nuk i nxjerrin dot prodhimet në treg dhe vazhdojnë e mbahen nga emigracioni.

https://a2news.com/2020/10/14/skema-e-re-per-fermeret-hoti-parate-ne-dore-do-conin-ne-abuzim-nafta-do-te-jepet-me-karte-individuale/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani