Muriqi gjen golin e parë me Lazion dhe i jep ekipit kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Italisë

Përditësuar më: 22/1/2021, ora 09:44

Muriqi gjen golin e parë me Lazion dhe i jep ekipit kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Italisë

Përditësuar më: 22/1/2021, ora 09:44

Më në fund arrin të zhbllokohet Vedat Muriqi. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës realizoi për herë të parë me fanellën e Lazios, një gol që vlen jo pak, por kualifikimin e kryeqytetasve në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Lazio mundi 2-1 Parmën, me Muriqin që shënoi në mënyrë spektakolare, me një goditje me kokë larg portës.

Një gol me peshë i sulmuesit kosovar, i cili çlirohet tek italianët dhe fiton besim për të ardhmen.