11 viktima në 24 orë, Maqedonia e Veriut lehtëson masat e koronavirusit

maqedoni covid 1100x620

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 11 humbje jete nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 2799. Mes viktimave ishte dhe një 35-vjeçar.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se nga 2013 testime janë konfirmuar dhe 347 raste të reja, të identifikuara në 24 orët e fundit. Pjesa më e madhe e fataliteteve dhe të infektuarëve janë regjistruar në Shkup.

Pas bilancit të sotëm, numri i të diagnostikuarve me Covid-19 në vendin fqinj shkon në mbi 90 mijë. Prej tyre janë shëruar mbi 76 mijë persona, ndërsa mbeten aktive 11269 raste.

Ulja e rasteve me COVID-19 ka bërë që qeveria të lehtësojë masat, përfshirë edhe punën e administratës, e cila nga 1 shkurti do t’i rikthehet normalitetit.