Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Bill Gates merr vaksinën kundër koronavirusit

Nga A2 CNN
23 Janar 2021, 13:19 | Bota
Bill Gates merr vaksinën kundër koronavirusit

Themeluesi i Microsoft Bill Gates, ka marrë vaksinën kundër koronavirusit. Gates ka postuar në Twitter një fotografi ku shihet pa syze dhe me maskë teksa merr dozën e parë të vaksinës.

“Një nga përfitimet e të qenit 65 vjeç është se unë jam i kualifikuar për vaksinën COVID-19. Kam marrë dozën time të parë këtë javë, dhe ndihem shkëlqyeshëm. Faleminderit të gjithë shkencëtarëve, pjesëmarrësve në prova, rregullatorëve dhe punonjësve të vijës së parë të kujdesit shëndetësor që na çuan në këtë pikë.”, shkruan Gates në Twitter.

Filantropisti ka dhuruar miliona dollarë për të mundësuar vaksinën kundër koronavirusit dhe më pas shpërndarjen e saj për popujt e varfër.

https://twitter.com/BillGates/status/1352662770416664577

A2 CNN Livestream

Dita jonë