Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Reagimi i Vjosa Osmanit për vendimin e KQZ, Mustafa: E papërgjegjshme, se meriton të jetë presidente

Nga A2 CNN
23 Janar 2021, 21:12 | Kosova
Reagimi i Vjosa Osmanit për vendimin e KQZ, Mustafa: E papërgjegjshme,

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ndaj deklaratës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos certifikuar listat e disa subjekteve për zgjedhjet e 14 shkurti.

Sipas Mustafës, Vjosa Osmani po abuzon me detyrën dhe nuk e meriton të qëndrojë në atë post për asnjë moment më shumë.

“Adresimi i sotëm i Vjosa Osmani për KQZ-në, flet se ajo është një  ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme e  rolit që ushtron. Nga ud Presidentja është pritur të mbrojë  Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të  mbrojë implementimin e ligjit dhe të  mbrojë institucionet e pavarura.

Ajo në petkun e ud Presidentes po abuzon përmes sjelljeve rebele dhe për interesa të saje të reja  partiake në VV. Është e palejueshme dhe e turpshme që ud Presidentja  t’iu kërcënohet institucioneve të pavarura. Kjo çfarë paralajmëron ud Presidentja e Kosovës sot dhe sjellja e Vetëvendosjes është alarm për demokracinë dhe shtetin e Kosovës. Me këtë sjellje, ajo nuk meriton as një orë të  jete në Presidencë”, shkruan Mustafa.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani