Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“Kam shënuar më shumë gola sesa ke ti ndeshje në karrierë”, Ibra i mbyll gojën kundërshtarit

Nga A2 CNN
24 Janar 2021, 14:05 | Futboll
“Kam shënuar më shumë gola sesa ke ti ndeshje në

Milan pësoi një disfatë të rëndë ndaj Atalantës mbrëmjen e djeshme, por kjo nuk do të thotë se Zlatan Ibrahimovic mbyll gojën kur ngacmohet.

Duvan Zapata, kur ndeshja ishte në përfundim, provokoi sulmuesin e Milanit, kur po shikohej një episod 11-metërshi të mundshëm për kuqezinjtë. Sulmuesi i Atalantës i tha këto fjalë: “Nuk e mbyllni dot ndeshjen pa penallti ju. Doni të trembëdhjetën?”

Ibra iu përgjigj menjëherë, duke qeshur me ironi: “Unë kam shënuar më shumë gola sesa ke ti ndeshje të zhvilluara në karrierë”.

Diçka shumë e vërtetë, duke qenë se Ibra ka shënuar 498 gola, ndërsa Zapata ka luajtur vetëm 373 ndeshje.

https://www.youtube.com/watch?v=Nip4Wt36s90

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu