Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tjetër largim nga LSI, deputetja e Tepelenës Ediola Braha kalon me PS

Nga A2 CNN
24 Janar 2021, 16:21 | Politikë
Tjetër largim nga LSI, deputetja e Tepelenës Ediola Braha kalon me PS

Një tjetër deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim largohet nga kjo forcë politike për t’iu bashkuar Partisë Socialiste.

Bëhet fjalë për deputeten Ediola Braha, e cila përfaqëson elektoratin e Tepelenës. Lajmin e njoftoi drejtuesi politik i qarkut të Gjirokastrës, për Partinë Socialiste, Bledi Çuçi, sipas të cilit LSI “po shkon drejt shkërmoqjes totale dhe më 25 prill do të marrë goditjen finale”.

Më herët me PS-në u bashkuan edhe dy ish-deputetët e LSI-së në Berat, Nasip Naço dhe Gledion Rehovica.

A2 CNN Livestream

Dita jonë