Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Borxhi i lartë, shqetësim se si përdoret paraja publike

Nga A2 CNN
25 Janar 2021, 14:16 | Ekonomi
Borxhi i lartë, shqetësim se si përdoret paraja publike

Borxhi publik pritet të kapërcejë këtë vit kuotën e 80% të Prodhimit të Brendshëm Kombëtar, duke e bërë Shqipërinë një ndër vendet me nivelin më të lartë të këtij treguesi në Europë, sipas të dhënave nga Instituti Europian i Statistikave.

Por për ekspertët, më shqetësues sesa niveli i borxhit, është mënyra se si po shpenzohet paraja publike. Kjo veçanërisht në kushtet kur me pandeminë ende të pranishme, nuk ka siguri për të realizuar rritjen ekonomike në 5.5%, të parashikuar nga qeveria për këtë vit. Një rritje me e ulët se kjo normë do e çonte borxhin mbi kuotën 80%.

Për ekspertët zgjidhja për të mbajtur nën kontroll borxhin e lartë është zhvillimi i ekonomisë reale nëpërmjet stimujve që duhet t’i jepet biznesit si agjenti kryesor në treg.

Përveç pandemisë, ekonomia shqiptare do të përballet këtë vit edhe me efektet e një viti elektoral që ashtu si në të kaluarën i ka bërë qeveritë më dorëlëshuara me shpenzimet gjatë pjesës së parë të vitit. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani