Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ekzekutimi në Durrës/ Viktima udhëtime të shpeshta në Itali, vrasja dyshohet për pazare droge

Nga A2 CNN
25 Janar 2021, 15:36 | Kronikë
Ekzekutimi në Durrës/ Viktima udhëtime të shpeshta në

Policia nuk ka asnjë të dhënë konkrete mbi identitetin e autorëve që ekzekutuan 38-vjeçarin, Ilir Kuçi, në Durrës. Shkak i vrasjes dyshohet prishja e pazareve të drogës.

Kamerat e sigurisë në ekzekutimin e 38-vjeçarit, Ilir Kuçi, në Durrës nuk kanë mundur të fiksojnë jo vetëm dy atentatorët, por dhe të dhënat e automjetit që ata përdorën.

Sipas hetuesve, viktima i cili fillimisht mbeti i plagosur, por ndërroi jetë vetëm pak minuta më pas në spitalin e Durrësit, u qëllua nga një automjet në lëvizje, por që ende nuk është identifikuar për shkak të cilësisë së dobët të pamjeve filmike.

Ilir Kuçi, nga këqyrja e sistemit rezulton që të ketë ndryshuar emrin nga Edmir Begu në Ilir Kuçi apo edhe Jetmir Begu, ndërsa ka udhëtime të shumta drejt Italisë.

Për këtë, policia dyshon se eliminimi i tij ka të bëjë me aktivitetin jashtë vendit, atë të trafikimit të drogës.

Kuçi jetonte në zonën e ish-kënetës në Durrës, ndërsa u qëllua me breshëri automatiku sapo doli nga makina e tij fuoristradë, në lagjen 16.

Për shkak të motit të keq, në zonë kishte shumë pak lëvizje njerëzish, gjë që i favorizoi autorët. Ata mundën që të largohen pa u pikasur, ndërsa policia nuk ka asnjë dëshmitar në vendngjarje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani