Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Humbi në pyll, mbijeton 18 ditë duke ngrënë kërpudha

Nga A2 CNN
25 Janar 2021, 12:52 | Lifestyle
Humbi në pyll, mbijeton 18 ditë duke ngrënë kërpudha

Një burrë që kishte humbur prej 18 ditësh në një pyll australian është gjetur gjallë , pasi mbijetoi duke ngrënë kërpudha dhe duke pirë ujë lumenjsh.

Robert Weber, u pa për herë të fundit me qenin e tij, duke lënë një hotel në Kilkivan, Queensland, më 6 janar. Pasi humbi kontaktet me familjen, ai u shpall i zhdukur dhe autoritetet nisën kërkimet. Pas afro tre javësh, 58-vjeçari u gjet pranë një dige.

Policia tha se makina e Weber u "bllokua" në një rrugë të panjohur ku ai qëndroi në makinë për tri ditë, para se të mbaronte uji.

"Ai u largua në këmbë dhe humbi. Mbeti pranë një dige ku mbijetoi duke ngrënë kërpudha", tha policia e Queensland në një deklaratë. Autoritetet shtuan se Weber u dërgua në spital, ndërsa qeni i tij nuk është gjetur.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani