Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Moti i keq me det të trazuar, vonesa në tragetet e linjës Durrës-Bari

Nga A2 CNN
25 Janar 2021, 10:22 | Aktualitet
Moti i keq me det të trazuar, vonesa në tragetet e linjës

Katër tragetet që lundrojnë në linjat Durrës –Bari dhe Bari – Durrës janë nisur me disa orë vonesë nga portet respektivë në të dyja anët e Adriatikut.

Burime nga Dispeçeria e Përgjithshme në APD, bëjnë të ditur se shkak është bërë deti i trazuar dhe era e fortë me shpejtësi mbi 20 km/orë në brigjet detare.

Sipas të njëjtave burime, tragetet “Francesca” dhe “Rigel” që janë nisur nga Bari sot në orët e para të ditës pritet të mbërrijnë në Durrës rreth orës 13.30, me një vonesë prej 5-6 orësh.

Ndërkaq, mësohet se tragetet “Bari” dhe “Allegra” të linjës Durrës-Bari që duhet të fillonin lundrimin mbrëmë rreth orës 23.00 janë nisur nga porti më i madh i vendit sot rreth orës 06.00.

Dispeçeria e APD-së, bën me dije se sot në mbrëmje parashikohet përsëri erë e fortë dhe det i trazuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë