Nexhmedin Spahiu: Në Gjykatën Kushtetuese dhe KQZ ka njerëz pa meritë, pres që Kurti në pushtet të qërojë hesapet me ta

25 JANAR 4 ABSOLUT PJ 1 CLEAN frame 22543 1100x620

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është një vendim politik që ka qenë nën komandën e ish-presidentit Thaçi. Kështu e sheh analisti, Nexhmedin Spahiu, vendimin e gjykatës kushtetuese në Kosovë që ia ndalon Albin Kurtit të kandidojë në listën për deputet në kuvend. Në këndvështrimin e tij, Spahiu thotë se Gjykata duhet të ishte e qartë dhe jo të krijonte konfuzion, ndërsa shënjestron anëtarët e saj se nuk kanë integritet profesional dhe intelektual.

“Gjykata Kushtetuese është një institucion ku ka gjyqtarë që nuk kanë integritet intelektual e profesional, por janë futur në bazë të ceneve, kur ishte Thaçi, i vendoste aty kur u gjente një cen. Gjykata Kushtetuese ishte nën komandën ish-presidentit, vendimi ishte politik dhe kur jep një vendim duhet të jetë i qartë për çdo jurist dhe jo të sjellë konfuzion të tillë marramendës. Ai duhet të rregullojë punët dhe jo t’i ngatërrojë”.

Por, pavarësisht këtij vendimi, Spahiu shprehet i sigurt në fitoren e Kurtit në zgjedhje, dhe kur të marrë pushtetin të qërojë hesapet me KQZ dhe Gjykatën Kushtetuese.

“Pres që edhe nëse nuk do jetë në listën zgjedhore, lista e Kurtit do jetë fituese në vlera absolute dhe ai nuk mund të bëhet kryeministër deri në shtator , por ai mund të zgjedhë dikë tjetër nga partia  e tij. Dhe më pas ai do të japë dorëheqjen e do i lëshojë vendin Kurtit. VV e Kurti jo se janë të bindur që dëshirojnë të ezaurojnë të gjitha mekanizmat, që kur të marrin pushtetin të qërojnë hesapet me ta edhe me GJK e KQZ që janë të vendosura me njerëz që i ka kapur përmes një vepre penale, i ka shantazhuar dhe kanë punuar jo në interes”.