Reshjet e shiut në Kukës, rezervuari i T’Planit në Fierzë është mbushur plot, disa rrugë të bllokuara

ngrica kukes tropooje 6 1100x620

Në Qarkun Kukës situata e motit është e qetë. Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet dhe borë në lartësi, e shoqëruar me erë të fortë.

Në Valbonë ka rënë borë e re 35 cm, ndërsa rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht, megjithatë kanë qenë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve.

Rrugët rurale në administrim të Bashkive janë të qarkullueshme, përveç rrugëve që lidhin njësinë administrative Tropojë me Lekbibajn me rrugët nacionale ku ka rënie gurësh dhe bllokim të tyre.

Problem kryesor ngelet rezervuari i T’Planit në Fierzë, ku si pasojë e reshjeve të këtyre ditëve, situata e rezervuarit është përkeqësuar shumë. Rezervuari është mbushur plot ku dhe uji ka filluar të rrjedhë nga shkarkuesi katastrofik.

Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në të gjithë qarkun Kukës përveç fshatit Shemri në Malzi bashkia Kukës, fshati  Dragobi në Margegaj në Tropojë.