Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Zyra për regjistrimin dhe justifikimin e partive politike: Rekomandimi ynë për kandidatët, më i miri i mundshëm

Nga A2 CNN
25 Janar 2021, 21:57 | Politikë
Zyra për regjistrimin dhe justifikimin e partive politike: Rekomandimi

“Ne japim rekomandim që ka qenë më i mirë i mundshëm si edhe kohën e kapacitetet që kemi si zyrë për të shqyrtuar dokumentacionin në anën teknike e proceduriale dhe kemi dalë në përfundimin që të gjithë kandidatët të certifikohen”. Është ky reagimi ndaj kryetares së KQZ-së së Kosovës, e cila nuk ka pranuar rekomandimin e Zyrës për Regjistrim dhe Justifikim i Partive Politike.

I ftuar në “Absolut 4”, Ylli Buleshkaj tha se zyra ka dhënë rekomandimin më të drejtë, bazuar në grumbullimin e të gjitha dënimeve, ndërsa shtoi se personat që kanë interes në këtë çështje mund të sfidojnë vendimin e KQZ-së. Sipas tij, vendimi i KQZ më i mirë do të ishte që të certifikohen të gjithë kandidatët dhe pastaj t’i jepet hapësirë gjyqësorit për të vendosur.

“Kemi pasur një vendim të gjykatës supreme 2017 që e ka bërë të pazbatueshëm germën "ç" të nenit 29, dhe kemi një vendim të  gjykatës kushtetuese e cila e kthen në zbatim germën që ishte përjashtuar.

Ajo që na ka bërë të rrimë në këtë rekomandim është grumbullimi në një thes i të gjithë dënimeve, që nga dënimi i trafikut dhe dënime më të rënda që lidhen me procesin zgjedhor. Kemi shkuar me rekomandimin që na u duk më i drejtë dhe personat që kanë interes në këtë çështje të sfidojnë vendimin e KQZ, dhe ne kemi raste që vendimet e KQZ sfidohen, si dhe kemi raste që nuk lidhen me germën "ç" dhe listat e një komuniteti pakicë. Pra, vendimi i KQZ më i mirë do të ishte që të certifikohen të gjithë kandidatët dhe pastaj t’i jepet hapësirë gjyqësorit për të vendosur”.

Sipas tij, rekomandimi i zyrës nuk është obligativ, ndërsa periudha e ankimimit duhet të përfundojë brenda 8 ditësh.

Në rast rekomandimi të zyrës do kishim 1075 kandidatë dhe PZAP do të merrej me 7-8 raste, por KQZ ka vendosur të mos e pranojë në tërësi rekomandimin e zyrës. Rekomandimi i zyrës nuk është obligativ. Ligji është shumë i qartë, periudha e animimit në PZAP është 24 orë, vendimmarrja 24 orë, gjykata supreme ka 72 orë. I gjithë procesi i ankimimit duhet të përfundojë brenda 8 ditësh”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu