Dialogu me Serbinë, Kurti: Të zhvillohet pa presidentë rrotull

Nga A2 CNN
26 Janar 2021, 16:14 | Kosova
Dialogu me Serbinë, Kurti: Të zhvillohet pa presidentë rrotull

Dialogu me Serbinë duhet të bazohet tek përmbajtja e marrëveshjes, e jo ngutja për ta sigluar atë. Kështu shprehet kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër Albin Kurti në një postim në rrjetin social Facebook, pas pjesëmarrjes në një diskutim të organizuar nga Instituti i njohur ndërkombëtar Wilson Center, me bazë në SHBA.

Sipas tij, presidenti nuk duhet të ketë rol në proces, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën.

“Thashë se dialogu duhet të jetë një proces i cili bazohet në përmbajtjen e marrëveshjes, e jo në ngutin për ta arritur atë. Dialogu nuk duhet të ndërtohet mbi harta dhe mbi harta nuk duhet të ketë presidentë rrotull si në të kaluarën. Parakusht për normalizimin e raporteve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë normalizimi i vetë vendeve nëpërmjet këtij procesi. Serbia nuk është një vend demokratik, ajo refuzon të ballafaqohet me të kaluarën, prandaj ky proces dialogues i ndërmjetësuar nga BE dhe ShBA, së pari do të duhej ta normalizonte Serbinë”.

Kurti përsërit qëndrimin e tij, se zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë një referendum që do t‘u mundësojë qytetarëve të zgjedhin mes konjukturave të vjetra dhe politikanëve të epokës së re. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos