Haradinaj nga Prizreni: Anëtarësim në NATO ose bashkim me Shqipërinë

Haradinaj  Hetohet një rritje e AAK 06 10 2019 96 0001 frame 129 1100x620

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe kandidati për President, Ramush Haradinaj, ka thënë se fokusi i tij si i pari i vendit do të jetë anëtarësimi në NATO.

Sipas tij, nëse nuk ndodh anëtarësimi në NATO, Kosova duhet bashkuar me Shqipërinë. Ai këto deklarata i bëri gjatë vizitës në Prizren, ku u takua me  krerët e Bashkësisë Islame në këtë qytet.

“Ne kemi përgatitur një plan ekonomik se mendojmë se me rëndësi është ndalja e rënies ekonomike dhe rifillimi i ekonomisë. Fokusimi im personal është te përgjegjësitë e presidentit të vendit kryesisht te pjesa e sigurisë dhe anëtarësimit në NATO. Ne jemi të interesuar të kemi qartësi të rrugës sonë deri në NATO dhe paralajmërojmë që nuk mund të mbetemi pezull. Ne dëshirojmë me ditë se kur është koha kur do të jemi anëtarësimi në NATO,  dhe nëse nuk arrihet kjo atëherë nuk na mbetet rrugë tjetër pos t’i kthehemi asaj që na takon me BE e që është bashkimi me Shqipërinë”, tha Haradinaj.

“Në Turqi, kemi shumë njerëz të gjakut. Pra e dimë se jemi të bashkuar edhe si Kosovë në NATO. Por, nëse nuk arrihet kjo ju siguroj se duhet t’i vëmë epilog gjendjes sonë. Në këtë rast na mbetet zgjidhje bashkimi me Shqipërinë. Bashkësia Ndërkombëtare tani e ka në opsion të shfrytëzojë kohën para nesh me i dhanë epilog në këtë rast me bind Serbinë që ta njohë Kosovën në mënyrë që Ballkani i tëri të jetë në BE. Kosova duhet të hyjë në NATO me largu Rusinë”, tha Haradinaj.

Ai foli edhe për tolerancën fetare që ekziston në Kosovë, duke thënë se kjo është një vlerë kombëtare. Ndërsa, kreu i BIK-ut në Prizren, falënderoi kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për vizitën duke thënë që ka dhënë kontributin dhe angazhimin e tij për pavarësinë e Kosovës.