Mbi 100 milionë të infektuar në të gjithë botën, AstraZeneca: Nuk po shkelim kontratën

Vaksina e oksfordit oxford astrazeneca 1100x620

Rastet e koronavirusit në mbarë botën sot kanë tejkaluar 100 milionë. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, aktualisht ka 100 032 461 infeksione në të gjithë botën, duke përfshirë 2 149 818 viktima.

Ecuria e virusit në vetëm dy muaj e gjysmë ka dyfishuar bilancin e tij të përgjithshëm që nga fillimi i pandemisë. Barriera e 50 milionë infeksioneve, u thye më 8 nëntor të vitit të kaluar.

Ndërkaq, në frontin e vaksinës, arrin përgjigjja nga CEO. AstraZeneca për pretendimet e prishjes së kontratës: “Asnjë detyrim i dorëzimit në marrëveshje”.

Për më tepër, “është e gabuar që ne po i devijojmë shishet në vendet e tjera në dëm të Bashkimit. Nuk po shkelim kontratën”, thotë Pascal Soriot pas lëvizjeve të bëra nga BE pas ndërprerjes së njoftuar nga kompania të 60% të dozave të vaksinës anti-Covid, e cila do të shpërndahet në tremujorin e parë të 2021 në BE.