Një konkurs fotografik i veçantë u realizua në Londër, ku protagoniste nuk ishte, si shpesh herë ndodh, madhështia e Natyrës dhe krijesat e saj, por ndërtimet e njeriut, të vjetra dhe moderne, dhe emocionet që këto ndërtime mund të përcjellin, nga Londra në Qom të Iranit, nga Tokio në Shën Petersburg.
Konkursi, i quajtur “Arti i Ndërtimit”, u organizua pikërisht nga Instituti i Ndërtimit britanik, dhe morën pjesë rreth 3500 fotografë nga më shumë se 100 vende të ndryshme.
Çmimi i parë shkoi për britanikun James Retief, me një fotografi që dëshmon rindërtimin e ikonës londineze, Big Ben. Në galeri, 15 fotografitë e cilësuara si më domethënëse.