Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Një tigër dhe dy luanë të infektuar me Covid në Suedi, njëri vritet

Nga A2 CNN
26 Janar 2021, 18:17 | Lifestyle
Një tigër dhe dy luanë të infektuar me Covid në Suedi,

Një tigër dhe dy luanë janë infektuar me Covid në një kopsht zoologjik në Suedi. Simptoma të virusit shfaqi edhe personeli që u kujdes për këto kafshë. Një prej tyre doli pozitiv, ndërsa tre të tjerët po presin rezultatet e testimit.

Tigri i infektuar, një femër 17-vjeçare, u vra për shkak të simptomave të rënda të frymëmarrjes dhe neurologjike, moshës dhe shansit të dobët të rimëkëmbjes.

Kopshti zoologjik është i mbyllur për sezonin, dhe masa shtesë të biosigurisë janë marrë nga menaxherët veterinarë të objektit.

Zbulimi i pozitivitetit të kafshëve daton që nga 13 janari. Konfirmimi erdhi të nesërmen nga laboratorët Idexx në Gjermani, të cilët analizuan mostrat e marra nga kafshët. Kjo u njoftua nga Instituti Veterinar Suedez në rrjetin e Shoqërisë Ndërkombëtare për Studimin e Sëmundjeve Infektive (Isid). Renditja e gjenomit të mostrave biologjike të marra nga kafshët tregoi se virusi bën pjesë në grupin B1.177.21.

Kafshët kishin prekje të lehta në anën respiratore, por nuk kishin shenja të pneumonisë. Tigri, i cili më pas u vra, filloi të shfaqte simptoma me mungesë oreksi më 9 janar, por u përkeqësua më 11 janar. Një tigër tjetër, një mashkull nga i njëjti grup, gjithashtu kishte simptoma të lehta të frymëmarrjes, por jo neurologjike. Nga katër luanët që jetojnë në kopshtin zoologjik, dy rezultuan pozitivë. Ata kanë simptoma të lehta të frymëmarrjes, nuk u gjetën simptoma neurologjike dhe oreksi i tyre nuk ndryshoi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani