Përgjimet e Antimafias, Gjata: Skandali më i rëndë i këtyre kohëve, opozita nuk ka lidhje

Për Sekretarin për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, mazhoranca nuk ka qenë monotone përsa i përket skandaleve ku është përshirë.

“3-4 herë në javë të paktën duke na sjellë skandale. Nuk na ka lënë të mërzitemi në këtë drejtim”, u shpreh Gjata për A2.

Por, ai i përgjimeve të Antimafias italiane, ku përnden nga njerëz të lidhur me pushtetin prej personave të dyshuar si të Ndranghetës, është kryesori: “Kaq keq janë, sa përdorin relativizimin, duke thënë se kjo nuk është gjë, është muhabet kafesh. Kryeministri ndodhet në pozitë të vështirë, pasi nuk janë prokurorë shqiptarë, por Antimafia italiane. Nuk mund të mbyllen si laboratorët e drogës këtu”.

SPAK, sipas Gjatës, duhet të ndjekë paratë, kryesisht në ndërtim. Por, në programin që PD pritet të zbardhë këto kohë, drejtësia ka një rol të veçantë: “Platformën e vetting-ut në politikë, ku përfshihen të gjithë, jo vetëm pushtetarët e sotëm. Vetting-u në biznes, si u morën dhe për çfarë duhen koncesionet”.

LSI prezantoi programin e saj politik pak ditë më parë, ndërsa PD po punon ende për të.