Vaksinat për Ballkanin Perëndimor, BE: Vonesat e prodhuesve po pengojnë donacionet

BE 3 1100x620

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian diskutuan të hënën në Bruksel për ndarjen e vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ato të fqinjësisë lindore.

Sipas burimeve diplomatike të cituara nga Evropa e Lirë, në takim u përsërit qëllimi për sigurimin e shpejtë të dozave për vendet e rajonit, të cilat do të ndahen nga sasia dedikuar shteteve anëtare. Por, problem serioz në këtë moment thuhet se paraqesin vonesat në shpërndarjen e vaksinave nga prodhuesit te vendet e BE-së.

Kjo, sipas burimeve në Bruksel, po vështirëson përmbushjen e premtimit të bllokut, për donacionet e vaksinave për Ballkanin Perëndimor. Komisioni Evropian është në bisedime me kompanitë farmaceutike për t’i detyruar ato që t’i përmbushin detyrimet nga marrëveshja për shpërndarjen e tyre.