Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Bota kujton në heshtje, ceremoni virtuale për 76-vjetorin e çlirimit të Aushvicit

Nga A2 CNN
27 Janar 2021, 16:18 | Bota
Bota kujton në heshtje,  ceremoni virtuale për 76-vjetorin e

Të mbijetuarit e kampit të vdekjes së Aushvicit, shënojnë 76-vjetorin e çlirimit nga trupat sovjetikë virtualisht, ndërsa muzeu në vendin ku dikur ishte kampi, mbetet i mbyllur për shkak të pandemisë. Të mbijetuarit dhe zyrtarë të muzeut thanë për agjencinë e lajmeve Reuters, se druhen që pandemia i kishte dhënë fund epokës kur ish të burgosurit e Aushvicit mund të tregonin historitë e tyre për vizitorët në zonë, shumica e të mbijetuarve janë në të 80-at apo 90-at.

Piotr Cywinski, Drejtor i Muzeut të Aushvicit: “Asgjë nuk e zëvendëson eksperiencën në vend, pasi nuk ka të bëjë vetëm të dëgjuarit. Për të kuptuar vërtet duhet të jesh atje”.

Ceremonitë përkujtimore që zhvillohen çdo vit, janë zakonisht një mundësi që të mbijetuarit e holokaustit rreth globit t’i bashkohen liderëve botërore në homazhet për më shumë se 1 milion të vrarëve nga nazistët, në dhomat e gazit nga uria apo sëmundjet.

Në ceremoninë virtuale që do të mbahet në Poloni pritet të flasin presidenti Andrzej Dud, diplomatë izraelitë dhe rusë.

Në Berlin, një ekspozitë në ambient të hapur shfaq fotografi dhe citime të të mbijetuarve, pikërisht pranë memorialit të miliona hebrenjve të vrarë, gjithashtu i mbyllur për shkak të pandemisë.

Në një fjalim me rastin e 76-vjetorit të çlirimit të Aushvicit, papa Françesku bëri thirrje për të treguar  vigjilencën ndaj ekstremizmit ideologjik, pasi tmerret e holokaustit mund të përsëriten.

Papa Francesku: “Të kujtosh është shprehje e humanizmit. Të kujtosh është shenjë qytetërimi, por edhe një kusht për një të ardhme më të mirë, në paqe e vëllazëri. Të kujtosh do të thotë të tregosh kujdes pasi këto gjëra mund të ndodhin sërish”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli