Kina vaksinon mbi 22 milionë njerëz kundër koronavirusit

1111 11 1100x620

Kina ka vaksinuar më shumë se 22 milionë njerëz kundër Covid-19.

“Aktualisht, ne jemi duke kryer vaksinime në vende të ndryshme për grupet kryesore me një rrezik relativisht të lartë të infeksionit”, tha Zeng Yixin, nënkryetar i Komisionit Kombëtar të Shëndetit, gjatë një konference shtypi.

Këto grupe përfshijnë punonjësit në kujdesin shëndetësor, në transport dhe shërbimet sociale, tha ai.

Kina synon të vaksinojë 50 milionë njerëz përpara festave të Vitit të Ri Hënor, në muajin shkurt.

Që nga korriku, Kina ka administruar vaksinat e prodhuara në vend për njerëzit që konsiderohen grupe “me rrezik të lartë” nën një program përdorimi emergjent.