Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kujtohet 76 vjetori i çlirimit të Aushvicit, dalin pamjet e rralla brenda kampit famëkeq

Nga A2 CNN
27 Janar 2021, 16:56 | Fotolajme

Këtë vit kujtohet 76-vjetori i lirimit të kampit famëkeq të Aushvic-Birkenau, në Poloni, ku opinioni publik botëror  u njoh në mënyrë direkte me horrorin e ekzekutimit të planit djallëzor të shfarosjes së popullsisë hebre nga nazistët.

Edhe pse tregimet janë të shumta, dhe shpesh herë kanë qenë skenari i librave dhe filmave shumë të njohura, fotografitë që dëshmojnë jetën në kamp, të kryera nga vetë trupat SS dhe jo nga trupat sovjetike, janë më të rralla.

Historiani Ian Baxter ka mbledhur disa prej tyre në librin e tij “Hitler's Death Camps in Occupied Poland”, dhe bëhet fjalë për disa foto të shkrepura kryesisht nga Bernhardt Walter, kreu i Zyrës së Identifikimit në Aushvic.

Fotografitë i referohen veçanërisht vitit 1944, kur fati i luftës Botërore ishte tashmë qartësisht kundër nazistëve, që filluan të përshpejtonin planin e spastrimit, veçanërisht ndaj hebrenjve në Hungari.

Më shumë se 400 mijë hebrenj hungarezë u vranë në më pak se tre muaj në kampin famëkeq, pjesë e 6 milionëve që u vranë në total nga viti 1941 deri në 1945.

https://a2news.com/2021/01/27/bota-kujton-ne-heshtje-ceremoni-virtuale-per-76-vjetorin-e-clirimit-te-aushvicit/

A2 CNN Livestream

Dita jonë